Një person dyshohet se ia ka vënë flakën shtëpisë së vet në fshatin Raushiq të Pejës, të shtunën rreth orës 22.
Sipas policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur në momentin e kryerjes së kësaj vepre.
Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.