Në fshatin Dolllovë të Komunës së Klinës, qytetarët po kanë telashe me rrjetin elektrik.
Një banor i këtij fshati ka thënë për klina info se banorët janë të rrezikuar nga rrjeti elektrik i vjetruar, derisa ka thënë se mungojnë investimet e KEDS-it për përmirësimin e rrjetit të vjetruar.
Sipas tij më të rrezikuar mbeten fëmijët, të cilët kalojnë çdo ditë nga rruga “Myrt Zeneli”.
Ai ka theksuar se megjithëse kanë bërë kërkesë në KEDS për rregullimin e rrjetit ekzistues, asgjë nuk është ndërmarr.