Në Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”, i cili tashmë është bërë tradicional, që nga pas lufta, i cili mbahet çdo vit, për tri ditë me radhë, më 6, 7 dhe 8 qershor, marrin pjesë rapsodë, grupe, valltarë e instrumentistë, nga e gjithë hapësira mbarë shqiptare.
Në mbledhjen e Këshillit Organizativ, u vlerësua se Festivali për çdo vit ka shënuar arritje të larta, si për nga cilësia, masivizimi dhe pjesëmarrja e rapsodëve, grupeve, ansambleve, valltarëve dhe instrumentistëve. Kështu do të jetë edhe sivjet.
Drejtori komunal I Kulturēs, Rinisë dhe Sportit, Driton Bardheci, tha se edhe sivjet komuna i jep mbështetje festivalit. Organizimi i sivjetmë duhet të jetë në nivelet e larta, pasi që Klina njihet edhe për këtë manifestim folklorik gjithëkombëtar.
Kjo edhe për faktin se në skenë për tri net radhazi do të këndojnë këngëtarë e ansamble nga vende të ndryshme të hapësirave tona etnike. Bardheci njoftoi se edhe procedurat e tenderimit janë në përfundim e sipër.
Drejtoria artistike e Festivalit, që bënë përzgjedhjen e grupeve, rapsodëve e valltarëve ka konfirmuar pjesëmarrja do të jetë e madhe. Fatmir Berisha, nga kjo drejtori njoftoi se tashmë janë njoftuara ansamblet, grupet, rapsodët me të cilët kemi kontaktuar.
U janë dërguar ftesat dhe ka një gatishmëri të tyre që të prezantohen në festival .
Ndërkaq, drejtori i festivalit, Alban Gashi, tha se përgatitjet po ecin mirë për krijimin e të gjitha kushteve të mira për organizimin e festivalit.
Drejtorët e drejtorive komunale njoftuan për angazhimet e komunës.
Përfaqësuesi fshatit Çabiq, Sokol Krasniqi, tha se edhe përgatitemi për Festivalin Folklorik “I Këndojmë Lirisë”, sepse Festivali nis në vendlindjen e Komandantit Mujë Krasnqi-Kapuçi. Edhe sivjet, do të botohet gazeta periodike e festivalit “Lyra”.
Enver MALOKU,zëdhënës i Festivalit
18 04 2024