Komuna e Klinës ka nënshkruar pagesa në vlerë mbi 100 mijë euro nga zyrtarë të paautorizuar.
Kështu potencohet në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Audititmit (ZKA) për pasqyrat financiare të vitit 2020.
Sipas ZKA-së, janë evidentuar në dy raste urdhër-pagesat në vlerë totale prej 17, 866 euro që nuk ishin të nënshkruara nga zyrtari certifikues, ndërsa në shtatë raste, urdhër-pagesat në vlerë totale prej 94,160 euro nuk ishin të nënshkruara nga zyrtari shpenzues, pra nënshkrimi i pagesave ishte bërë nga zyrtarë të paautorizuar.
Kryetari nuk kishte autorizuar zyrtar alternativ përkatës i cili do të zëvendësonte zyrtarët në mungesë të tyre.
Sipas Komunës, kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë, ku zyrtarët gjatë kësaj periudhe kanë punuar me orar të reduktuar dhe nuk kishte ndonjë zyrtar alternativ që e zëvendëson pozitën e tyre gjatë kohës kur ishin në pushim qoftë zyrtari shpenzues /certifikues.