Sot janë bërë dy vite nga vdekja e veprimtarit të LDK-së nga Klina, Hamdi Kamberi.
Në këtë përvjetor, Fadil Gashi, kryetar i Kuvendit Komunal në Klinë bashkë me miq e kolegë, e ka kujtuar Kamberin.
Ata kanë shkuar tek varri i tij, derisa thuhet se e përkujtojnë me mall e respekte.
Ndryshe, Kamberi ka qenë themelues i nëndegës së LDK-së në Jashanicë, Ushtar i UÇK-së, atdhetar dhe humanist i madh.
Ai ka vdekur nga një sëmundje e shkurtë.