NË DITËN E KATËRT TË “JAVËS SË KULTURËS” MBAHET DEBAT NDËRKULTUROR

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e “Javës së Kulturës”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë, ka organizuar debat ndërkulturor me temat “Qendrat e kompetencës së shkollave të mesme në Klinë” si dhe “Publikimi i materialeve publicistike në shërbim të promovimit arsimor dhe kulturor” në hapësirat e Qendrës së kompetencës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Fehmi Agani” në Klinë.

Të pranishëm ishin drejtoresha e Kulturës, znj. Fatjona Gashi, penalistët Msc. Ardian Rexhepi, Msc. Besnik Bardheci, moderator Ma. Imer Morina, mësimdhënës e nxënës të shumtë.