Diçka e padëgjuar deri më tani, por ja që ndodh në Deçan.
Siç shkruan gazetari Zeqir Mehmetaj, mbrëmë në qytetin nga Rrafshi i Dukagjinit është formuar këshilli inicues për formimin e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame, përcjell lajmi.net.
Siç thuhet në postim, në takimin përkatës ishin të ftuar personalitete të ndryshme.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Mbrëmë në Deçan, në orët e vona të pasditës, u formua Këshilli inicues për formimin e Lëvizjës
Braktisja vullnetare e Fesë Islame ( Me Moton: Të jemi vetëm Shqiptar).
Prezent kishte personalitete të fushave të ndryshme nga pothuajse e gjithë kosova. Së shpejti do ta keni kronikën e plotë, kurse në programin e sotshëm të mëngjesit, do ti kemi disa prononcime të shkurtëra të disa pjesëmarrësve.