Në fshatin Caravik janë duke vazhduar punimet për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, problem të cilët banorët e këtij fshati e kanë pasur tash e disa vite.
Realizimin e punimeve e kanë përcjellur drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Iber Elezaj, së bashku me zyrtarë komunal.
Drejtori Elezaj theksoi se një pjesë e madhe e tokave bujqësore në këtë pjesë kanë qenë të dëmtuar si pasojë e derdhjes në mënyrë joadekuate të ujërave të zeza dhe duke e parë gjendjen e krijuar komuna ka investuar në rregullimin e rrjetit të kanalizimit, që do të bëjë një zgjidhje të përhershme për banorët e këtij fshati.
Elezaj ka kërkuar nga kompania punëkryerëse që të respektojë afatet kohore dhe kushtet e parapara në kontratë gjatë realizimit të punimeve.
Vlera e projektit është 17 994 euro, ndërsa afati kohor për përfundimin e punimeve është 30 ditë pune.