Shërbimi Korrektues i Kosovës ka gjithsej 14 raste aktive ku të prekur me coronavirus janë stafi korrektues dhe të burgosurit.
Zëdhënësi i Burgjeve, Florent Gashi ka thënë se nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë qenë 45 zyrtar korrektues të infektuar me coronavirus dhe gjashtë të burgosur.
Nga 45 rastet e zyrtarëve korrektues 10 janë aktiv ndërsa 35 janë shëruar , ndërsa dy të burgosur janë shëruar dhe katër të tjerë janë ende duke u trajtuar pas infektimit me coronavirus.
Gjithashtu në fillim të pandemisë në disa emisione në Drejtësia në Kosovë, u treguan edhe kapacitetet që kanë burgjet për të parandaluar infektimin e stafit korrektues dhe të burgosurve me COVID-19.