Shkruan: Lekë Mrijaj
Budisalci, për herë të parë ishte vend nikoqir, ku priti shumë pjesmarrës, studiues, intelektual, klerik e personalitete të kategorive të ndryshme të artit e të kulturës, të cilët ia kishin mësyer për ta përcjellë e kujtuar me vëmendje Budisalcin, dhe 110-vjetorin e bashkimit të trupave çlirimtar, Çetë prej 400 luftëtarësh të Çetës së Fanit, që ishte nën komandën e Zef Gjidodës, Zefit të Vogël dhe Pjetër Çelit, e që pastaj iu bashkuan Komandës Supreme të Isë Boletinit…
Andaj sot në ambientet e sallës së Kishës Katolike-Famullisë së “Shën Gjergjit”, është mbajtur Tribunë Shkencore: “At’ Engjëll Palaj-Sopaj dhe Budisalci, shpalime historike” e cila tashmë është bërë tradicionale e përvjetshme e që mbahet në kuadër të “KUSHTRIMIT TË AT’ SHTJEFËN GJEÇOVIT, PËR ATME E FE”. Kjo ceremoni u organizua në plotni e bashkorganizim të të dyja institucioneve: -Famullisë së Budisalcit, (Don Ndue Ballabanit, famullitar, studiues e hulumtues shkencor), Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
Ndërkaq pjesë e shënimit të kësaj date, ishin këto personalitete të rëndësishme: Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Dioçezës Prizren-Prishtinë, Zv/ministër i punëve të jashtme, Anton K. Berisha, Don Nikollë Spaqi, sekretar i ipeshkvit të dioçezës, Drejtori i kulturës së Klinës, z. Skënder Merturi, Prof. Mëhill Velaj, veprimtar e kryetar i lidhjes së shkrimtarëve në Amerikë, z. Gjerë Simonaj, veprimtar i shoqatës kulturore “Ndue Perlleshi” , në Zvicërr etj.
Moderimin e këtij eventi shkencor e bëri, studenti Artan Quni. Ndersa hapjen zyrtare të Tribunës Shkencore me një fjalë rasti e bëri, don Ndue Ballabani, i cili i përgëzoi të gjithë të pranishmit ndaj edhe i përmendi të gjeturat-nekrologun për At’ Engjëll Sopaj-Palaj: “Kështu asht shkruj ne nekrologun e fretenve per te: Me datën 14 Mars ka vdekur në Zotin: † në vitin 1956, në Laç, fra Engjëll Sopaj (Paliq) nga Janjeva, meshtar. Shërbeu për gati 20 vjet në Pejë dhe Zllokuqan. Për dy vjet qe në Stambollë si kapelan i ushtarëve katolikë shqiptarë. Pastaj qe guardian në Kuvendin e Shën Françeskut-Gjuhadol dhe në Troshan. Këtu zhvilloi detyrën e mësuesit të novicëve. Nxënës i vërtetë i Shën Franceskut, u mësoi fretërve shpirtin e lutjes. Jetoi 87 vjet. U vorros në Kishën e Shën Mëhillit në Laç”, dhe në fund të fjalës së tij, don Ndue Ballabani e ftoi grupin punues të Tribunës Shkencore, të i zënë pozitat e tyre në mënyrë që Tribuna ta filloj punën ashtu sipas protokolit-skenarit të paraparë.
Me një fjalë tjetër përshëndetëse rasti u paraqit edhe imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioçezës, Prizren-Prishtinë.
Gjatë shënimit të kësaj Tribune Shkencore me punimet e tyre shkencore e tematike: “At’ Engjëll Palaj-Sopaj dhe Budisalci, shpalime historike” , kanë folur: Gjon Berisha, Pal Canaj, Prend Buzhala.
Punimet e tyre Tribunës Shkencore janë:
1. Gjon Berisha:“Dëshmi të jetës kishtare në Lugun e Drinit gjatë mesjetës deri në ditët tona”.
3. Pal Canaj: “At’ Engjëll Palaj, me përkushtim të motos -Për Atme e Fe”.
4. Prend Buzhala: “”Budisalci, shpalime nga trashëgimia kulturore, onomastike dhe historike”.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe dhjetëra pjesëmarrës të tjerë nga bota akademike, politike, e sigurisë policore, drejtorë të institucioneve shkollore, njerëz të artit dhe kulturës si dhe studentë të kategorive të ndryshme.
Me një pikë artistike mori pjesë me një interpretimin me lahutë, artisti, Prend Palushaj.
Në fund pas intonimit të himnit kombëtar e shtetëror të Kosovës, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në oborrin e Kishës së “Shën Gjergjit”,në Budisalc, zbulim i bërë nga mons. Gjergji, don Ndue Ballabani, Pal Canaj, Gjevalin Kolaj, ku shkruan: “Këtu në Budisalc Át Engjëll Palaj në vitin 1909 i bashkoi 400 luftëtarë shqiptarë të besimit katolik, të cilët u radhitën në komandën e Isa Boletinit, për çlirimin e vendit nga Perandoria Osmane”.
Në fund të Tribunës Shkencore e zbulimit të pllakës përkujtimore, për të pranishmit u organizua një drekë e përbashkët.
Home Uncategorized Në Budisalc të Klinës, u mbajt Tribunë Shkencore: “At’ Engjëll Sopaj-Palaj dhe...