Autoritetet e shtetrore greke kanë infromuar se në shtator do të hapet xhamia e parë zyrtare në Athinë pas 180 viteve, ajo nuk do ti ngjajë shumë xhamive të myslimanëve në vendet të tjera pasi që do të jetë pa minare dhe drejtëkëndëshe.
Sipas agjensisë Reuters, ndërtimi i xhamisë ka kushtuar 850,000 euro, dhe shërbesat për bësimtarët do ti kryej Imami. Hapja e këti kulti fetarë do të jetë i rëndësishme për numërin e madh të myslimanëve që jetojnë në Athinë, ndonëse me dekada është pritë për hapjen e saj.
Aktualisht më shumë se 200,000 myslimanë nga Pakistani, Siria, Afganistani dhe Bangladeshi jetojnë në kryeqytetin grek. Greqia ka komunitetin e vet mysliman i cili përfaqëson rreth 2% të popullsisë që jeton kryesisht në veri të vendit, ku ata kanë xhamitë e tyre.