Në Antwerp të Belgjikës hapet shkolla e parë shqipe

Në Antwerp të Belgjikës është hapur shkolla e parë shqipe.

Kështu ka treguar për Klankosova.tv, kryetari i shoqatës “Iliriada”, Ismet Ademi. Siç ka treguar ai, në qytetin e Antwerpen jetojnë mbi gjashtë mijë shqiptarë nga të gjitha trevat, dhe hapja e kësaj shkolle për të mësuar gjuhën shqipe ka qenë e domosdoshme.

Në këtë shkollë janë regjistruar tashmë 101 nxënës dhe procesi i regjistrimeve po vazhdon ende, njofton Klankosova.tv.

Në mesin e këtyre nxënësve, 30 janë për valle dhe 71 për gjuhën shqipe.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv nga Ismet Ademi.