Sot, në shtatë vjetorin e ndarjes nga jeta u kujtua veprimtari i çështjes kombëtare nga Klina, Dulaman Gashin.
Kryetari Zenun Elezaj me drejtorë komunal kanë bërë homazhe tek varri i Gashit duke vendosur buqeta me lule.
“Dulamani ka qenë anëtar i Kuvendit të komunës së Klinës e për shumë vite mësimdhënës dhe drejtor i suksesshëm shkollës fillore “Emin Duraku” në Sferkë.
Do ta kujtojmë çdo herë si një atdhetar e mësimdhënës të përkushtuar dhe një njeri i dashur nga të gjithë”, shkruan Elezaj në FB.