Sot, në pesë vjetorin e vdekjes, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka kujtuar
veprimtarin e çështjes kombëtare, ish mësuesin shumëvjeçar dhe ish drejtorin e shkollës fillore “Emin Duraku” në Sferkë, të ndjerin Dulaman Gashin.
“Dulamanin, i cili ka qenë edhe anëtar i kuvendit të komunës, do ta kujtojmë çdo herë si një atdhetar e mësimdhënës të përkushtuar dhe një njeri i dashur nga të gjithë e fisnik”, ka shkruar ndër të tjera Elezaj në FB.