Kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, njëherit ish- Deputeti nga radhët e LDK-së, Fadil Gashi, ka bërë një postim në rrjetin social FB me rastin e 33 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së, në Klinë.
Ai ndër të tjera ka kujtuar edhe themeltarin e kësaj partie, presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova.
Ky është postimi i plotë:
Urime 33 vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në Klinë.
E dashur anëtarësi, sot pak më ndryshe si struktur,kohë dhe rrethana por me të njëjtin respekt maksimal me program e vizion të njëjtë për shtetin tonë ju themi fuqishëm e me zë të lartë faleminderit gjithë asaj plejade te intelektualeve themeltar nga Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova në rrafshin nacional e Ismet Rraci,Anton Kola,Hamit Krasniqi,Prenkë Gjetaj,Hatixhe Berisha,Zenun Zeqa,Xhemajl Buqani,Ibush Marmullaku e shumë tjerë në rrafshin lokal.
Faleminderit u themi edhe të gjithë atyre qe në vazhdimësi ju bashkuan këti hapërimi në periudha e rrethana të ndryshme duke dhënë kontributin e tyre në ballafaqim me sfidat më të egra por asnjëherë dhe për asnjë arsye e motiv nuk devijuan nga vizioni,programi dhe misioni qe kishte Dega e LDK-së në Klinë dhe LDK në përgjithësi.
Edhe sot Klina dhe Kosova kanë nevojë më shumë se kurrë për LDK-në dhe vizionin e sajë prandaj,nese humbët një hap nuk duhet humbur rruga.
Me shumë respekt GËZUAR !