Në 32 vjetorin e themelimit të degë së LDK-së në Klinë, Besim Hoti ka disa fjalë

Me 23 dhjetor të vitit 1989 u themelua dega e LDK-së në Klinë.

Në këtë datë të rëndësishme, U.D i kryetarit të degës së LDK-së në Klinë, ka shkruar njē postim në FB, ku ka falënderuar dhe kujtuar gjithë ata që mbajtën frymën e kësaj partie gjallë.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur anëtarë e struktura të degës së LDK-së,
Të dashur themeltarë të degës së LDK-së në Klinë
Të dashur bashkëmendimtarë e bashkëpartiakë,
Të gjithë ju që në përiudha të caktuara kohore kontribuat në forma dhe mënyra të ndryshme
për degën e LDK-së në Klinë

URIME 32-VJETORI I DEGËS SË LDK-së

Me 23 dhjetor të vitit 1989, intelektual të shquar
të kohës, themeluan lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte
prijësi ynë historik, themeluesi i shtetit të Kosovës,
Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Vetëm një muaj më vonë, pikërisht më 23 janar
të vitit 1990 në Komunën e Klinës, intelektualët, veprimtarët dhe atdhetarët tanë më të shquar
të kohës, të prirë nga Anton Kolaj, Ismet Rraci,
Hamit Krasniqi, Prenkë Gjetaj, Zenun Zeqa,
Hatixhe Berisha, Xhemajl Buqani,
Ibush Marmullaku, Sevdije Shala etj.,
themeluan Degën e Lidhjes Demokratike
të Kosovës, që do të jetë prijëse e proceseve dhe zhvillimeve më të rëndësishme në komunën tonë
për 32 vjet me radhë.
Dega e LDK-së falenderonë të gjithë themeluesit, aktivistët, simpatizantët, njerëz të vullnetit
të mirë dhe të gjithë ata që na besuan tani e
32 vite dhe akoma e kemi besimin e tyre qe
është vlerë e veqant për ne.
Mirënjohje dhe nderim deri në përkulje të gjithë
atyre që sot nuk janë në mesin tonë:
Dëshmorët e UÇK-së, Dëshmorët e dmokracisë, Martirët, Viktimat Civile, Të Pagjeturit.
Si çdo ditë, javë, muaj, vit dega e LDK-së,
kujton dhe përulët para figurës së Kryetarit
Historik të Klinës, dëshmorit të demokracisë
Ismet Rraci.
LDK në Klinë vazhdon të ngrisë zërin duke
kërkuar nga institutcionet tona që të zbardhin
rastin dhe të dënohen kriminelët.
Një falenderim dhe mirënjohje për
Prof. Kolë Berishen i cili dha një kontribut
të veqantë për LDK-në dhe shtetin e Kosovës.
Sot në këte Përvjetor nuk mund të mos përmendim faktin se dega e LDK-së ka një trend të rritjes
nga secila palë zgjedhje, me një demokraci të brendshme tashmë të konsoliduar ku ka shpesh
edhe dallime në mendime, por unitet në vendime
dhe në veprime. Përkundër përpjekjeve të kundërshtarëve politik për të fut përqarje
të radhët LDK-së, ajo sot është shumë e fortë,
shumë unike dhe e përkushtuar në forcimin e demokracisë dhe ushtrimin e përgjegjësive të saja.
Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 17 tetor 2021, nuk arritëm rezultate të dëshiruara, megjithatë
si subjekt vazhduam trendin e ngritjes.
Fituam gjashtë ulëse në asamble komunale.
Ndërsa vlenë të theksohet së në bashkpunim me subjekte tjera të opozites kemi marrë poziten e kryesuesit të asamblesë komunale. Si opozit në ketë mandat LDK-ja, do jetë e zëshme dhe do mbrojë në përpikmëri interesat e qytetarëve.
“Klina për të gjithë” është synim që do vazhdoj
të jetësohet edhe përmes rolit opozitar.
Kryesia e Degës LDK-së me strukturat saj ,
Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor në kordinim
dhe mbeshtetje të Kryetarit të LDK-së
Dr. Lumir Abdixhiku do të angazhohet në forcimin
dhe ngritjen e degës së LDK-së si forca politike determinuese e të gjitha proceseve qe ka dhe
do të ketë Klina dhe Kosova.

Për arsye të gjëndjes së krijuar nga pandemia Covid-19, ketë përvjetor dega nuk ka organizue tubim.

Kryetar i degës: Besim Hoti

Klinë, 23 janar 2022