Me rastin e 31 vjetorit, kanë nisur përgatitjet për mbledhjen e tretë të LPRKs u vëndos qe të mbahej me 3 dhe 4 Tetorë 1991.
Ky është njoftimi nga Ukë Shala:
Në ketë mbledhje do të merrte pjesë edhe përfaqësuesi i LPRKs dega jashtë vëndit!
Ai paraprakisht do të vinte para të tjerëve për shtypjen dhe
përgatitjen e materialeve të mbledhjes.
Më një tetor erdhi shoku Emrush Xhemajli me pseudonimin “Xhani” .
Në mënyrë legale ishte caktuar data e referendumit për shkëputjen e Kosovës nga Serbia, më një Tetor.
Unë ende po punoja në Klinë dhe, meqenëse ishte rrezik për t’u zbuluar “Xhani” Emrush Xhemajli dhe të mos i ndodhte ndonji e papritur nuk doja të shkoja në punë, por insistimi i “Xhanit” më bëri të ndryshoja qëndrim e të vazhdoja punën si në ditët e tjera.
Pasi i caktuam detyrat për organizimin e referendumit, si vend ma të sigurtë për të votuar e caktuam vendin në lagje, atje tek varrezat e fshatit, në shtëpinë e Idriz Ademit.
Materialet për votime kishin ardhur një ditë më herët. Ishin caktuar dhe njerëzit për të përcjellë situatën.
Më 1 Tetor në mëngjes filloi votimi për t’u shkëputur nga ajo Jugosllavi e cunguar. Në mëngjes filluan të vinin fshatarët për të votuar dhe gjithçka po shkonte si është ma se miri!
Rreth orës 11.00 erdhi me vrap Ekrem Shala dhe na tregoi se nga larg e kishte parë se nga rruga e Çabiqit është duke ardhur me shpejtësi niva e policisë.
Menjëherë i udhëzuam bashkë fshatarët që për pak kohë të largoheshin dhe se për çdo gjë do të lajmroheshin në kohë.
Në postë-telegraf në Ujmirë punonte një punëtor serb, Miça nga Pograxha.
Ai, së bashku me Mark Kiziqin nga Qabiqi i cili punonte në Stacionin e Trenit në Ujëmirë, kishin telefonuar Stacionin e Milicisë në Klinë, duke u treguar së në lagjen e Alive në Ujmirë tek Varrezat ka lëvizje masive të fshatarëve, dhe se me siguri janë duke votuar.
Milicia erdhi shumë shpejt, në atë patroll komandonte Dervish Krasniqi me të cilin ishin edhe tre milic të tjerë Serb .
Dervishi ishte lojal ndaj pushtetit të Millosheviqit por dhe ne, të njoftuar nga vrojtuesit tanë, mundëm që shumë shpejt t’i merrnim materialet dhe hymë në kopsht aty afër.
Prej andej po përcillnim reagimin e tyre. Ata nuk e shihnin askënd duke lëvizur dhe u befasuan se si ishte e mundur që asnjë person nuk po takonin edhe pse informatat i kishin të sakta; aq më shumë ishte intersant që ne ishim shumë afër tyre!
Pritën afër 30 minuta dhe, duke mos parë asgjë nga sa ishin informuar, shkuan tek fshatari Halit Shala dhe ia kërkuan e ia morën një dyfek të gjuetisë, të cilën e kishte pasur me leje dhe u larguan.
Porsa u larguan nga fshati, i thashë Ekremit të Feratit që të ftoheshin edhe ata fshatarë që nuk kishin votuar ende dhe të përfundonim votimin .
Rreth orës 15.00 erdhi Januz Shala dhe sapo hyri në dhomë na uroi të gjithve mbajtjen e referendumit e pastaj mori lapsin dhe më bëri përshtypje stilizimi që i bëri fletë-votimit.
Votoi, na përshëndeti të gjithve e doli duke më porositur: “Ruajuni Ukë, se mos të ju arreston milicia”.
E përfunduam votimin dhe materialin duhej ta dorëzonim te Nazmi Shala e Bardhec Laci, pasi ata ishin të ngarkuar me këtë punë për ta dërguar në qëndër në Klinë.
Shkova në shtëpi dhe pas pak më kishte zënë gjumi.
Jonuzi, porsa kishte përfunduar votimin kishte shkuar në një dasëm në Gjurgjevikë të Vogël për të përgatitur ushqimin për dasmorët.
Gjumi më doli pas një ore dhe dola aty para kullës ,në lëndinë.
Nazmiu ishte kthyer nga Klina ku kishte derguar materialin e votimit.
Më ftoi të shkoja për kafe. Ndërkohë e pyeta nëse kishin pasur ndonjë problem me rastin transportimit dhe e dorëzimit të materialeve te votimit?
Por gjithçka kishte shkuar në rregull e pa asnjë problem.
Ndërkohë u errësua dhe në oborr hyri një veturë. Nga vetura doli Njaziu djali i dytë i Jonuzit duke qarë e duke na treguar se kishte vdekur Jonuzi nga një sulm në zemër.
Dolëm menjiherë bashkë me Nazmiun dhe shkuam për në ambulantë në Klinë për ta marrë trupin e pa jetë të Januzit.
Po atë natë, në Klinë, si reagim ndaj referendumit që ishte mbajtur, kishte ardhur ultra-nacionalisti Vojisllav Sheshel, për t’u dhënë përkrahje serbëve për t’u treguar se nuk do të ketë kurfarë efekti referendumi qe ishte mbajtur për shkëputje nga Serbia.
Të nesërmen për Januz Shalën organizuam një varrim ku morën pjesë nji masë e madhe njerzish!