Në 25 vjetorin e rënies heroike të heroit Mehedin Morina dhe të rënëve të tjerë në Gexhë, janë mbajtur homazhe përkujtimore. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latidifi, heroin nga Gllareva e Klinës, e ka kujtuar duke e quajtur trim, i cili la Evropën për të ju bashkuar UÇK’së. Ky është postimi i plotë i Latifit: Me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të pranishëm, sot në Gexhë përkujtuam heroin MEHEDIN MORINA nga Gllareva e Klinës dhe bashkëvendësit tanë të vrarë nga pushtuesit serb. Në pjesën e parë të majit 1998, lufta e armatosur për liri mori përmasa dhe po shtrihej nga dita në ditë. Pas betejës së suksesshme të UÇK-së ndaj forcave serbe, e cila u zhvillua me 12 maj 1998 në Ratkoc, Malësi e Vogël, Vrajakë e Bërtatin, rrafshi i Anadrinisë u shndërrua në Zonë të Lirë. Natën midis 13 dhe 14 majit, luftëtarët e lirisë ishin në pozicione në Kodrën e Gradishit, e në mëngjesin e 14 majit, filluan luftime të ashpra të UÇK-së me forcat serbe. Lufta ishte e pabarabartë. Në njërën anë, armiku me makinerinë e luftës, me tankse e automjete të blinduara dhe me artileri rrihte pandërprerë pozicionet e UÇK-së, në anën tjetër, luftëtarët e lirisë, me armë të lehta, por me zemrën zjarr e me trimëri i qëndronin e luftonin me pushtuesit. Në gjithë këtë përballim të vështirë, mbështetja i popullit anadrinas, vërtet ishte e jashtëzakonshme. Në mbështetje na erdhën edhe njësitet e UÇK-së nga Malisheva, Drenica dhe Klina. Pra, si një rrufe arriti në arenën e luftimeve edhe veprimtari i spikatur i çështjes kombëtare, MEHEDIN MORINA, i cili e kishte braktisur Holandën, për të qenë në rreshtat e parë të çlirimtarëve. Erdhi për të vetmin qëllim: të luftonte për çlirimin e atdheut nga shkelësit sllavë. Mehedini ra në fushën e nderit, në afërsi të Gradishit, konkretisht në fshatin GEXHË. Luftëtarët e përkushtuar, siç ishte Mehedini, asnjëherë nuk e zgjedhin vendin ku do të luftojnë, nuk e dinë vendin se ku do të vriten, por një gjë e dinin mirë: ata udhëhiqen nga një ideal dhe qëllim i vetëm – të luftojnë për çlirimin e tokave tê pushtuara dhe të gjinden aty ku kishte më së shumti nevojë për ta. Luftëtarët si Mehedini mishërohen, ata nuk i thirr askush, ata vijnë vetë. Pra, Mehedinin nuk e thirrëm, ai erdhi sepse ia dinte plagët atdheut, të cilat ishin edhe plagë të tij të zemrës dhe shpirtit. Rënia në detyrë e trimit nga Gllareva është vetëm një dëshmi, se lufta jonë bëhej për mbrojtjen dhe çlirimin e pragut të të gjitha shtëpive dhe familjeve shqiptare dhe çlirimin e bashkimin kombëtar. Atë ditë forcat pushtuese serbe vranë edhe Bajram Himajn dhe Qamil Himajn nga Gexha dhe Imer Kajdomçajn nga Xërxa. Si gjithë treva e Anadrinisë, edhe Gexha i dha djersë e gjak lirisë së Kosovës: Bacën Bajram Himajn, Zymer Morinën (15.3.1999) dhe Qamil Himajn. Lavdi!

Në 25 vjetorin e rënies heroike të heroit Mehedin Morina dhe të rënëve të tjerë në Gexhë, janë mbajtur homazhe përkujtimore.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latidifi, heroin nga Gllareva e Klinës, e ka kujtuar duke e quajtur trim, i cili la Evropën për të ju bashkuar UÇK’së.

Ky është postimi i plotë i Latifit:

Me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të pranishëm, sot në Gexhë përkujtuam heroin MEHEDIN MORINA nga Gllareva e Klinës dhe bashkëvendësit tanë të vrarë nga pushtuesit serb.

Në pjesën e parë të majit 1998, lufta e armatosur për liri mori përmasa dhe po shtrihej nga dita në ditë. Pas betejës së suksesshme të UÇK-së ndaj forcave serbe, e cila u zhvillua me 12 maj 1998 në Ratkoc, Malësi e Vogël, Vrajakë e Bërtatin, rrafshi i Anadrinisë u shndërrua në Zonë të Lirë. Natën midis 13 dhe 14 majit, luftëtarët e lirisë ishin në pozicione në Kodrën e Gradishit, e në mëngjesin e 14 majit, filluan luftime të ashpra të UÇK-së me forcat serbe. Lufta ishte e pabarabartë. Në njërën anë, armiku me makinerinë e luftës, me tankse e automjete të blinduara dhe me artileri rrihte pandërprerë pozicionet e UÇK-së, në anën tjetër, luftëtarët e lirisë, me armë të lehta, por me zemrën zjarr e me trimëri i qëndronin e luftonin me pushtuesit. Në gjithë këtë përballim të vështirë, mbështetja i popullit anadrinas, vërtet ishte e jashtëzakonshme.
Në mbështetje na erdhën edhe njësitet e UÇK-së nga Malisheva, Drenica dhe Klina. Pra, si një rrufe arriti në arenën e luftimeve edhe veprimtari i spikatur i çështjes kombëtare, MEHEDIN MORINA, i cili e kishte braktisur Holandën, për të qenë në rreshtat e parë të çlirimtarëve. Erdhi për të vetmin qëllim: të luftonte për çlirimin e atdheut nga shkelësit sllavë. Mehedini ra në fushën e nderit, në afërsi të Gradishit, konkretisht në fshatin GEXHË.
Luftëtarët e përkushtuar, siç ishte Mehedini, asnjëherë nuk e zgjedhin vendin ku do të luftojnë, nuk e dinë vendin se ku do të vriten, por një gjë e dinin mirë: ata udhëhiqen nga një ideal dhe qëllim i vetëm – të luftojnë për çlirimin e tokave tê pushtuara dhe të gjinden aty ku kishte më së shumti nevojë për ta. Luftëtarët si Mehedini mishërohen, ata nuk i thirr askush, ata vijnë vetë. Pra, Mehedinin nuk e thirrëm, ai erdhi sepse ia dinte plagët atdheut, të cilat ishin edhe plagë të tij të zemrës dhe shpirtit.
Rënia në detyrë e trimit nga Gllareva është vetëm një dëshmi, se lufta jonë bëhej për mbrojtjen dhe çlirimin e pragut të të gjitha shtëpive dhe familjeve shqiptare dhe çlirimin e bashkimin kombëtar.
Atë ditë forcat pushtuese serbe vranë edhe Bajram Himajn dhe Qamil Himajn nga Gexha dhe Imer Kajdomçajn nga Xërxa.
Si gjithë treva e Anadrinisë, edhe Gexha i dha djersë e gjak lirisë së Kosovës: Bacën Bajram Himajn, Zymer Morinën (15.3.1999) dhe Qamil Himajn.

Lavdi!