Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Pejë, duke çuar në katër numrin e viktimave nga COVID-19.
Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka thënë për Gazetën Sinjali se zyrtarisht janë 54 raste aktive me koronavirus në këtë komunë.
Sipas Locit, tre persona të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive.
“Kemi dy raste që kanë vdekur nga Komuna e Pejës brenda 24 orëve. Informata për të dytin person nuk kemi, nuk kemi detaje. Deri më tani kanë vdekur katër persona. Raste aktive momentalisht janë 54 raste, prej tyre janë tre persona të shtrirë në Klinikën Infektive”, ka thënë Petrit Loci për Gazetën Sinjali.
Gjatë ditës së sotme kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi duke çuar numrin e të vdekurve në 64.
Kryeministri Hoti do të zhvillojë një takim me krerët e institucioneve shëndetësore gjatë ditës së nesërme.
Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të gjashtë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.