23 vite më parë, në të njëjtën ditë e në të njëjtin vend, ranë heroikisht dy pishtarë të lirisë nga fshati Gllarevë, Ahmet Alush Pantina dhe Hysen Rifat Pantina.
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL-UÇK-së, veteranë të luftës e familjarë të dy heronjve të kombit, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, pranë varreve të dëshmoreve në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e gjaku i dëshmorëve e martirëve të kombit është bërë gurë themeltar i lirisë e pavarësisë së vendit tonë.
Lavdi dëshmorëve të kombit”, shkruan Elezaj në FB.