Java e ardhshme e Superligës, e 24-ta do të luhet gjatë vikendit të ardhshëm.
Ndeshjet do të luhen në tri ditë, duke filluar nga e premtja, e shtunja dhe dy ndeshjet e fundit luhen të dielën,
Për dallim nga java e kaluar, të gjitha ndeshjet e kësaj jave pritet të zhvillohen nga ora 17:00.
Lideri Drita do të ketë udhëtim të vështirë, pasi e pret Trepça ’89 në “Riza Lushta”.
Po ashtu, udhëtim të vështirë ka edhe Ballkani, të cilët janë mysafir të Flamurtarit të Prishtinës.
Më lehtë pritet ta kenë Prishtina e Gjilani, të cilat janë mysafire të Vushtrrisë e Ferizajt.
E premte:
Dukagjini – Feronikeli
Flamurtari – Ballkani
E shtune:
Vushtrria – Prishtina
Llapi – Drenica
E diel:
Trepça 89 – Drita
Ferizaj – Gjilani