Ka përfunduar para pak minutash takimi i ministrave Vitia e Krasniqi me kryetarët e komunave. Në këtë diskutim virtual janë diskutuar masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.
Gastronomia do të lejohet të shfrytëzoj 50% të hapësirave të mbyllura. Megjithatë, do të ketë rregull të re për stafin por edhe për klientët për të hyrë në lokale,
Stafi i gastronomisë duhet të ketë kartelën e vaksinimit, apo njërin nga testet e bëra. Kushte të njëjta pritet të vlejnë edhe për klientët, ashtu siç ka paralajmëruar edhe edhe ministri Vitia.
Me masat e reja, hapësira e hapura të lokaleve do të shfrytëzohen deri në 70% të kapacitetit