Me vendim të Qeverisë së Kosovës, mbrëmë është rregulluar edhe çështja e intervaleve të fluturimeve që do të bëhen në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari” duke filluar nga data 9 korrik.
Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara në mbledhjen elektronike të qeverisë, fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve,
“Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli”, thuhet në mes tjerash në vendimin e qeverisë. /