Në Qeverinë e Kosovës, është votuar ndryshimi në Kodin Penal për veprat penale që parashohin masa ndëshkuese ndaj dhunës në familje, sulmit seksual e dhunimit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për masa të reja që parashihen me këto ndryshime, përfshirë atë se ata që dënohen për dhunim e dhunë në familje, nuk do të mund të pajisjen me patent shfoer.
“Përmes këtij Ligji për ndryshmin e kodit Penal për dhunim të sulmit seksual e dhunës në familje të shtohen dënimet plotësuese: ndalimin për kandidim në pozitë publike nga 3-10 vjet në pozitë publike. Ndalimin në punësimin publik në të gjitha nivelet. Ndalimin për përfitimin e patent shoferit që është shpallur fajtor për këto vepra. Ndalimi i aplikimit si investitor strategjikë nga 3-10 vjet. Në rastet kur kemi të bëjmë me dhunim e sulm seksual, kufijtë e zbutje së dënimeve nuk do të zbatohen”, tha Haxhiu në mbledhjen e qeverisë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.
“Kushdo që me qëllim të frikësimit, me dashje ushtron dhunë fizike, seksuale e ekonomike ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo candidate, parashihet që dënimi të jetë 6 muaj deri në 3 vjet. Kurse për vepra penale në formë të organizuar cilësohet rrethanë rënduese. KGJK e mban regjistrin me emër dhe mbiemër të personave që shpallen fajtor për këto vepra penale”, tha Haxhiu.