Më 31 maj në Zvicër filloi sesioni parlamentar i verës, ku deputetët do të debatojnë çështje të ndryshme me rëndësi për këtë shtet, duke përfshirë reformën e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe taksat.
Por, deputetët do të vlerësojnë gjithashtu një çështje tjetër thelbësore: financimin e brirëve të lopëve.
Një senator po i kërkon Këshillit Federal të ndryshojë urdhëresën për pagesa direkte për të dhënë një “kontribut të duhur” për mirëmbajtjen e brirëve.
Mocioni mbështetet nga një numër deputetësh në Këshillin e Shteteve, Dhoma e sipërme e Parlamentit, shkruajnë mediat zvicerane.
Kjo nuk është një çështje e re në Zvicër: në vitin 2018 votuesit zviceranë hodhën poshtë iniciativën që kërkonte subvencione për fermerët që merren me këto aktivitete.