Katër familje nga fshati Gllarevë e Klinës, janë ndimuar me miell dhe pako ushqimore. Këtij aksioni i janë përgjigjur, vullnetarët kundër Covid -19, Jeton Sokoli dhe Hilmi Dërvishi nga Gjakova.Të premtëm ata sollën ndihma me nga një thes miell dhe nga një pako ushqimore që kapin vlerën e 35 euro për familje.Kështu përfituan katër familje nga lagje të ndryshme të fshatit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.Vullnetarët në fjalë premtuan se edhe ditëve të ardhshme do të sjellin ndihma për banorët e këtij fshati.Duhet theksuar se ky aksion ishte ndermarrë nga ish gazetari i njohur nga ky lokalitet, tani zyrtar i Gjëndjes Civile , z.Sadri Haxhaj