Ende nuk ka asgjë zyrtare mirëpo veprimet e fundit të shtetit maqedonas kanë bërë që edhe ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë të dyshohet se a do zhvillohet me dyer të hapura apo të mbyllura.
Kjo pasi që gjatë ditës së sotme është marrë një vendim nga Federata e Maqedonisë që të gjitha ndeshjet e futbollit në këtë vend deri në periudhën 6 mars të zhvillohen pa praninë e publikut, shkruan IndeksOnline.
Këto veprime po besohet se janë duke u bërë për shkak të emergjencës së coronavirusit andaj në mënyrë që të ndalohet përhapja e këtij virusi qeveria e Maqedonisë rekomandon anulimin e të gjitha tubimeve masive publike.
Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, varësisht prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi.
Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.
Kurse ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë do të zhvillohet më 26 mars andaj mbetet për tu parë nëse kjo ndeshje do të zhvillohet me praninë e tifozëve apo me dyer të mbyllura./