Supersfida e nesërme midis Milanit dhe Juventusit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ka shënuar një rekord të jashtëzakonshëm për sa i përket numrit të biletave të shitura.
Sipas “Tuttomercatoweb” janë shitur mbi 70 mijë bileta për betejën midis kuqezinjve dhe bardhezinjve, ndërsa ka mbetur një numër shumë i vogël biletash për t’u shitur deri ditën e nesërme.
Ndërkohë kjo sfidë konsiderohet se do të jetë gjysmëfinalja e Kupës së Italisë më e ndjekura në historinë e këtij kompeticioni.
Kujtojmë që dhe derbi i ditës së diel të Milanos vendosi një rekord më vete këtë sezon duke u renditur si një nga ndeshjet me numrin më të tifozëve në “San Siro” për Interin.