Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Ky komision do të filloi prej orës 10:00.
Ndërsa ky është rendi i ditës
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit nga dt. 6.2.2024,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”;
4. Harmonizimi i Planit të punës me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm SDG.
5. Informata nga Deputeti Milazim Salijaj për pronën e ish RTP,
6. Të ndryshme.