Ndërron jetë Selman Gashi, veterani i UÇK-së nga Përqeva e Klinës

Në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së nga Përqeva e Klinës, Selman Gashi.

Gashi, ishte pjesë e Brigadës 122 I.Krasniqi!
Këtë e ka bërë të ditur për Klina.info Hajdin Balaj, kryetari i OVL UÇK-së, Dega në Klinë.

Balaj gjithashtu ka thënë se për varrimin e bashkëluftëtarit, do të njoftoheni me kohë.
I njëjti me këtë rast i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Gashit, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.