Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së e polic i Kosovës na Klina, Deli Tigani.
Ai ishte edhe një nga themeluesit e klubit futbollistik KF Besa në Zajm, gjatë viteve 1992/93.
Vdekjen e Tiganit e kanë bërë të ditur familjarët e shokët e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Zajmi e Klina mbetën pa një futbollit, ish-ushtar të UÇK-së e polic i Kosovës
Ne, mërgimtarët, gjithëherë rrijmë me sy e vesh nga vendlindja se çfarë po ndodhë apo çfarë lajmi po na vjen nga atje.
Sot mësova një lajm mjaft të trishtueshëm.
Ka ndërruar jetë Deli Tigani!
Mbi 40 vjet familjet tona janë fqinjë shumë të afërt.
Na lidhnin shumë punë të bujqësisë e të fshatit.
Por me Deliun na lidhte futbolli.
Deliu ishte nismëtari për formimin e KF Besa në Zajm.
Ai është themeluesi i këtij klubi të suksesshëm në komunën e Klinës (kampion i Ligës komunale 1992/93) dhe rrethin e Pejës.
Si themelues dhe si kapiten i ekipit asnjëherë nuk u dëgjua duke thënë : Unë e kam bërë këtë e atë. Asnjëherë nuk lavdërohej për punën që e bënte.
Një kohë punuam bashkë, ai futbollist e kapiten i ekipit kurse unë trajner dhe në çdo kohë ishte shembull për angazhim e punë vullnetare. Në çdo aksion të të rinjëve të fshatit Zajm, në ballë qendronte Deli Tigani.
Si fryt i kësaj ai vetëm pak ditë më parë (javën e kaluar) u zgjodh kryetar i BL në Zajm.
Vite më parë mësuam lajmin se Deliu është prekur nga një sëmundje e rëndë.
Ashtu siç ishte i çeliktë në fushën e futbollit, në fsuhëbetejat si ushtar i UÇK-së e në vendin e punës so polic i Kosovës ai u tregua i çeliktë edhe ndaj sëmundjes.
Gjatë disa bisedave më thoshte se e ndien vetën mirë. Shpresat për ngadhënjimin ndaj sëmundjes i kishte të mëdha dhe të gjithë konsideruam se ajo e keqe u mund.
Këto tashmë po më sillën ndërmend kur mora lajmin se Deli Tigani kaloi në botën e amshueshme.
Lajm që më bëri të mërzitem sepse djem e aktivistë si Deliu rrallë gjenden.
Ishte shembull në çdo pore të jetës.
Ishte i fortë.
Ishte i qëndrueshëm.
Dhe i tillë iku nga kjo botë.
Deliun do ta ruajmë gjithmonë në kujtesë si fqinj, si sportist shembullor e si njeri me zemër të madhe.
Pushoftë në paqe Deli Tigani.
Ngushëllime familjes së ngushtë të Deliut dhe familjes së gjërë Tigani nga fshati Zajm i Klinës e kudo që gjenden.