Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në Pejë.
Mësohet se viktima është Ilir Osmani shtetas i Shqipërisë, i lindur në vitin 1980.
Ai ishte dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, por nuk arriti tu bëjë ballë plagëve, që i shkaktoi aksidenti.
Policia është në kërkim të personit i cili shkaktoi aksidenin e i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.