Në orët e paraditës së sotme, ka ndërruar jetë pacientja e infektuar me koronavirus. Indeksonline merr vesh se A.K nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë në QKUK.
38 vjeçarja nga fshati Lluga të Istogut ka lënë prapa dy fëmijë. Indeksonline merr vesh se e njëjta pak vite më parë kishte humbur edhe burrin në një aksident.