Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, Aneta Rama – nëna e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kryeministri Rama përmes një njoftimi në Facebook.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush”.
“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”.