Ndërron jetë në një aksident në SHBA, ushtaraku me prejardhje nga Kosova

Ushtaraku shqiptar në SHBA, Fitim Nela, ka ndërruar jetë.

25-vjeçari u nda nga jeta ditën e 12 prillit, pasi u përfshi në një aksident trafiku me motoçikletë, raporton IndeksOnline.

Varrimi i të ndjerit me prejardhje pejane do të bëhet më 19 prill, në varrezat në “Lakeview Avenue”, në Vallhalla të New Yorkut.

Nela ishte ushtarak i dalluar në ushtrinë amerikane, duke marrë edhe dekoratë për përkushtimin e tij.