Ka vdekur Jeton Berisha, njëri nga tre viktimat e tentimvrasjes së para disa javësh në Pejë.
Ai ndodhej në gjendje të rëndë, me plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit është lëshuar urdhëri për obdukimin e viktimës. Duhet të presim raportin e Instituit të Mjekësisë Ligjore pasi të bëhet autopsia”, ka thënë Nikçi.
Autoritetet e rendit ende nuk kanë treguar motivet ku babai me dy djemtë e tij, Jetnisin dhe Jetartin, ishin qëlluar me armë zjarri para rreth dy javës në qendër të Pejës