Pas qëndrimit disa javë në spital, ka ndërruar jetë biznesmeni kosovar Muhamet Juniku, i njohur si Bedi, bëjnë të ditur burimet e IndeksOnline.
Ai u qëllua me armë zjarri rreth një muaji më parë, pasi kishte pasur mosmarrëveshje me dorasin.
Në bazë të raportit të policisë, pas mosmarrëveshjes i akuzuari kishte shtënë drejt viktimës duke e lënë të plagosur.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./