Ka ndërruar jetë një fëmijë 10 vjeçar, i cili ishte goditur nga një veturë në magjistralen Pejë Prishtinë, ku edhe kishte marrur lëndime të rënda.
Aksidenti kishte ndodhur ditën e shtunë, më datë 24 tetor saktësisht në fshatin Gllarevë, ku i ndjeri ishte goditur nga një veturë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit nëpërmjet rrjeteve sociale./Klina.info/