Sot 23 vite më parë, në fshatin Aqarevë të Skenderajt, ishte ngritur flamuri për herë të parë nën komandën e rregullt të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Më 22 prill Kadetët e parë të UÇK-së, të rreshtuar para Komandatit Sylejman Selimit dhe eprorëve Bekim Berisha – Abeja e Kadri Hamiti CD-ja, bën betimin pas përfundimit me suksese të Akademisë së parë Ushtarake të UÇK-së, të përgatitur për tu përballur me armikun shekullorë, në të cilën është bërë edhe formimi i divizionit ‘ADEM JASHARI’.
Në vendin ku këndohej himni kombëtar nga nxënësit e shkollës fillore të fshatit Aqarevë, dëshmorët e heronj e kombit, Xhevë dhe Fehmi Lladrovci kishin ngritur flamurin ashtu siç ju kishte hije dhe mision për të dhëne jetën për Atdhe.
Kjo datë ishte e një rëndësie të veçantë për UÇK-në, ku kadetët dolën me të përgatitur dhe po ashtu motivuan edhe mijëra djem e vajza të tjera, gjithë andej vendit të rreshtohen e mobilizohen kundër armikut serb.
Aqareva ishte ndër fshatrat e para të organizimit dhe mobilizimit të UÇK-së, njëherit ishte edhe Shtabi i Përgjithshëm e që më vonë zhvendoset në Likoc.
Ata që sot përkujtuan këtë vend dhe këtë datë të rëndësishme theksuan se sot, falë tyre dhe shumë të tjerëve të angazhuar gjithë andej vendit gëzojmë lirinë.
“Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri!
Falënderim për jetë dhe mot ndaj SHBA-së, NATO-së dhe shteteve mike që na ndihmuan, pa të cilët ëndrra e asaj kohe shumë lehtë mund të shuhej!!”