Nderi i Qarkut të Lezhës, z. Gjon M. Krasniqi, veprimtar nga Zvicra pas shkollës fillore ” Ismet Rraci ” Klinë, kësaj radhe, pikërisht dje me 18 janar 2020, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë tjetër për t’ju dhuruar komplete lapsash për nxënësit e shkollës së Rreshenit.
Kompletet e lapsave të dhuruara për nxënësit i’u dorzuan Drejtorit të Zyrës Arsimore Mirditë, z. Gëzim Kacorri dhe z. Valentin Bardhoku, drejtor shkollës fillore “Pashko Vasa” të qytetit Rreshenit, nën pjesmarrjen e prof. Ndue Dedaj, shkrimtar i mirënjohur me vlera të larta letrare e kulturore, z. Gjergj Marku, gazetar mediatik (i cili edhe e përcolli ngjarjen në fjalë), prof. Gjon Dedaj, krijues me vlera multidimensionale, z. Aleksandër Ndoja, gazetar i spikatur mirditor, z. Pjetër Marku, piktor mirditor dhe president i Akademisë Kulturore “Mirdita” ndërsa nga treva shqiptare kosovare veq humanistit, z. Gjon Krasniqi, morën pjesë edhe prof. Pal Canaj, intelektual e kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi”, prof. Dodë Ndrecaj, z. Lekë Mrijaj, publicist, e z. Vilson Culaj, shkrimtar me vlera letrare.
Edhe viteve të kaluara, ish “Nderi i Qarkut të Lezhës” veprimtari e humanisti ynē, z. Gjon M.Krasniqi, ka dhuruar pajisje të tilla lapsash për nxënësit e shkollave fillore të tjera si në Kosovë gjithashtu edhe Shqipëri.
Për mysafirët në fjalë nga mirditorët e Shqipërisë, u organizua një drekë vëllazërore ku veq mirditorëve të përmendur morën pjesë edhe specialisti i ortopedisë shqiptare mirditori i mirënjohur, dr. Pashk Gjoni, ish Kryetar i Qarkut të Lezhës, don Pal Tunaj, famullitar i Kishës së “Shën Antonit”, Gllogjan të Pejës, ing. Ndue Muçaj, ekspert i bujqësisë, ish drejtor i bujqësisë në Gjakovë si dhe z. Pashk Krasniqi, si veprimtar e gjeneral i UÇK-së, i njohur me këtë nofkë në trevën e Lugut të Baranit të Pejës.
Për rrjetin social rreth ngjarës se djeshme u pronocuan edhe prof. Pal Canaj, i cili tha se: “Bamirësia e veprimtarit, Gjon Krasniqi, me dhurata për nxënësit e kësaj shkolle, si dhe kontaktet e përbashkëta me kompetentet e arsimit, krijuesit dhe artistet e këtij qyteti, për pjesëmarrësit nga Lugu i Baranit dhe nga Klina, mbeten momente të rëndësishme mbresëlënëse”.
Ndërsa gazetari i mirënjohur , z. Gjergj Marku tha se: “Solidariteti dhe humanizmi janë mjetet më të mira e te domosdoshme për një shoqëri njerëzore me të mirë e të pastër. Mund të bësh një gjest të vogël me zemër të madhe, sipas parimeve te Shënjtores sonë “Nane Tereza”, e kjo i shtohet virtytit të mirë të shqiptarit të sotëm. Mund të dhurosh një “laps”, që vlen shumë me tepër se sajditë e florinjta, sepse është dhuruar me një mision e qëllim të madh. E bash për këtë humanisti dhe veprimtari Gjon Krasniqi, Nderi i Qarkut Lezhe, kishte marre udhën nga Zvicra për në Rreshën per të dhuruar “lapsin simbolik” me flamurin shqiptar e te BE-se për nxenësit e shkolles 9 vjecare “Pashko Vaso” ne Rreshen.
Qe një dite e bukur bashkepunimesh ne mes disa prej intelektualeve mirditas dhe atyre klinas si Pal Canaj, Lek Mrijaj, Dode Ndreca, Vilson Culaj, dite e cila sherbeu dhe per vazhdim te projekteve bashkepunuese ne lëmite e kultures, artit dhe veprave humane” than ë fund të postimit të tij, z. Gjergj Marku.