Komuna e Gjakovës njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë të Hasit.
Pas inspektimit të kësaj ure Komuna ka konstatuar se kjo urë është e rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj.
“Prandaj duke filluar nga sot (12.01.2021) ora 11:00 është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë. Lusim qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendin”, thuhet në njoftimin e Komunës.