Policia ka njoftuar se, një person ka humbur jetën ndërkaq tre të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti në Novosellë të Pejës, gjatë së hënës. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës pastaj për në QKUK.
Nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs, pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare Policore.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje pёr 48 orё.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë se me datë 26 dhjetor 2022, rreth orës 07:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Novosellё- Pejё, ku ishin tё pёrfshira dy vetura.
Deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs.
Si pasojё e kёtij aksidenti lëndime trupore kanё pёsuar katёr (4) persona, ndёrsa njёri nga ta ka humbur jetёn, vdekjen e sё cilёs e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjes, ndёrsa tё lënduarit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, dhe mё pas nё QKUK pёr trajtim mjekёsor.
Nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs (IPK), pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare Policore.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje pёr 48 orё.