Dje një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi në valixhen e tij kishte 47 fishekë cal9mm.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.
“Aeroporti Adem Jashari 28.04.2022 – 09:00. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në valixhen e tij në shkuarje në aeroport kishte poseduar një kuti me 47 fishekë cal 9mm. Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.