Dogana bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndaluar kontrabandimin e disa mallrave në magjistralen Bujanoc-Gjilan, në fshatin Crep.
Gjatë një kontrolle, pasi është ndaluar një automjet, është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme tē firmave të mbrojtura.
Për mallrat e lartshënuara nuk kishte asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjellë në mënyrë të kontrabanduar në Kosovë.