Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 11 persona në kohëzgjatje për 48 orë, të dyshuar se dhe është paraqitur një për caktim të paraburgimit ndaj një personi.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, në kohëzgjatje prej 48-orësh.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, tre të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.