Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot në moshën 61-vjeçare, ndërroi jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi.
Lajmin për vdekjen e zyrtarit policor e ka dhënë Sindikata e Policisë së Kosovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e familjes Palushi, në fshatin Budakovë, Komuna e Suharekës, sot më 17 maj, nga ora 16:30./