Është ndarë nga jeta sot doktori i njohur nga Peja, Xhevdet Ademaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit teksa kanë thënë se për kohën e varrimit do të njoftojnë gjatë ditës.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe dega e Vetëvendosjes në Pejë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se Dr. Xhevdet Ademaj ka ndërruar jetë sot, më datën 23.06.2024.”
VV ka thënë se kontributi i tij si doktor dhe si njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë.
“Kontributi i tij i palodhshëm si doktor dhe si njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë. Në këto momente të vështira, jemi bashkë me të gjithë ata që ndajnë dhimbjen për humbjen e një njeriu të dashur dhe të respektuar.”
VV ka thënë se Dr. Xhevdeti do të kujtohet gjithmonë për punën e tij të palodhur dhe kontributin e paçmuar për të mirën e njerëzve.
“Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!”