Ka ndërruar jetë pjesëtari i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kopiliq i Skënderajt, Musa Mala, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, zyrtari i FSK-së, Zenal Shala, i cili tha se Mala ka qenë njeri me vlera të mëdha njerëzore e kombëtare
“Me dhimbje të mashe këtë mëngjes mora lajmin se paska ndërru jetë bashkëluftëtari ynë, veterani i UÇK-së, Musa Mala. Ishte burrë i besës, punëtor, njeri me vlera të mëdha, si njerëzore, ashtu edhe kombëtare. Prehu në paqe, Musë. Në emër të të të gjithë bashkëluftëtarëve të fshatit Kopiliq, i shprehi ngushëllime të sinqerta familjes Mala. I paharrueshëm kujtimi për ty, qofsh prej banorëve të xhenetit, Musë”, shkroi ai në Facebook./