Ish zyrtari i Komunës së Malishevës, Januz Krasniqi nga fshati Pagarushë, është ndarë nga jeta dhe sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga komuna, teksa kanë njoftuar se Krasniqi ishte pensionuar vetëm disa javë më parë.
“Januzi deri në pensionim ka qenë njëri nga zyrtarët më të mirë dhe më profesional në komunë. Përveç që ka qenë profesionist dhe punëtor i jashtëzakonshëm, ka qenë bashkëpunëtor i mirë dhe ka qenë një njeri që ka dhënë kontribut të madh për komunën, ndër vite.
Ngushëllimet më të thella për familjen Krasniqi, ish kolegët e punës dhe gjithë dashamirët e të ndjerit”, thuhet në njoftim.