Sonte është ndarë nga jeta ish-luftëtari e ish-i burgosuri politik, Avni Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë me dije familjarët e tij të cilët edhe kanë treguar për kohën dhe vendin e varrimit.
“Pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, sot ndërroi jetë vëllai ynë, Avni Ahmeti, në moshën 46-vjeçare, (20 qershor 1974 – 27 prill 2020), duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem. Varrimi bëhet nesër në orën 13:00, në varrezën e familjes në Ponoshec. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën luftoi me pushkë në dorë dhe vuajti në burgje serbe”, thuhet në njoftimin e familjarëve të të ndjerit.
Edhe shumë bashkëvuajtës të Avniut, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale kanë njoftuar për vdekjen e shokut të tyre të vuajteve dhe kanë ngushëlluar familjen.
Ndër ta është edhe deputeti dhe ish-i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, i cili të ndjerin e kishte pasur shok dhome në burgun e Mitrovicë së Sremit, pastaj Bujar Syla nga Tropoja, Avni Shala, Nexhdet Kida, Sadik Zeqiri, Dëfrim Rifaj e shumë të tjerë.
Ish-luftëtari Avni Ahmeti ishte arrestuar pasi kishte ra në pusi në Popoc të Gjakovës së bashku me ushtarët e UÇK-së, Agron Syla, Nexhdet Zymberi dhe Gazmend Imeri (Gazmendi tani dëshmor, i vrarë në Masakrën e Burgut të Dubravës